Prelec: Kosova po e fiton betejën për sovranitet në veri, por po e humb luftën për integrim – bota po shikon
Grupi Ndërkombëtar i Krizave në një raport të fundit thotë se Kosova dhe Serbia, si dhe mbështetësit e jashtëm, duhet të punojnë për zbutjen e rreziqeve afatshkurtra nga dhuna në veri dhe më pas të kërkojnë mënyra për të siguruar qëndrueshmëri në atë zonë.
Marko Prelec, nga kjo organizatë e pavarur që përpiqet për parandalimin e krizave, shkroi se mesazhi kryesor nga raporti për veriun ishte se Kosova e fitoi betejën për sovranitet në atë pjesë, por po e humb luftën për t’u integriuar në bashkësinë ndërkombëtare.
“Mendoj se mesazhi kryesor i raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave për veriun e Kosovës është ky: Kosova e fitoi betejën për sovranitet mbi këtë zonë, por po e humb luftën për integrimin e saj të plotë në bashkësinë ndërkombëtare”, shkroi ai në “X”.
Tash, sipas Prelec, lëvizja kryesore për Kosovën duhet të jetë e thjeshtë: “Pra, lëvizja kryesore për Prishtinën tani është shumë e thjeshtë: tregoni (jo thjesht thoni) se e respektoni pakicën tuaj serbe, veçanërisht në veri, sepse ata tani janë përgjegjësia juaj. Bota po shikon”.
So the key move for Pristina now is very simple: show (not just say) you respect your Serb minority, especially the ones in the North, because they're now your responsibility. The world is watching. 2/2
— Marko Prelec (@mprelec) April 3, 2024