Kurti në veri, viziton vendin ku u vra polici Enver Zymeri

Kurti në veri, viziton vendin ku u vra polici Enver Zymeri

Aktuale April 03, 2024 - 14:33

Në vendin ku u vra polici kosovar Enver Zymeri, në rrugën për në Zubin Potok, është përuruar një pllakat në nder të tij.

Të pranishëm në ketë përurim ishin kryeministri i Kosovës Albin Kurti, drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, ministri i Punëve te Brendshme Xhelal Sveçla e me ta ishin edhe familja e policit te ndjerë, familja Zymeri.

Kanë kaluar mbi 13 vjet qëkur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ndërmori aksionin për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut 2011 ROSU u drejtua drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për të marrë nën kontroll ato. Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra Zymeri.