Një grua nga Podujeva lind katërnjak në QKUK

Një grua nga Podujeva lind katërnjak në QKUK

Aktuale April 03, 2024 - 13:25

Katërnjak kanë ardhur sot në jetë nga një nënë nga Podujeva në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një nënë nga Podujeva lindi katërnjakë. Nëna me inicialet D. S., 26-vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve. Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme. /Zëri