Lulzim Hetemi për mosdeklarim të pasurisë: Me të 20-tin ndoshta po ecim
Postin e kryetarit të Komunës së Leposaviqit e mori rreth një vit më parë.
Por Lulzim Hetemi harroi t’i kryejë disa obligime ligjore që i vijnë me pozitën që bart, nga fundi i majit të vitit të kaluar.
Në një bisedë telefonike me ATV-në, i pari i Leposaviqit ishte i painformuar lidhur me këtë proces dhe afatet e përcaktuara me ligj.
“O pasha nerën, zaher s’kanë ditë këto çikat. A ka mundësi qitash me deklaru? Veç për qata edhe referendum është me të 20-tin, ndoshta ecim se për kurgjo tjetër”, thotë Hetemi.
Numri i zyrtarëve që nuk e deklaruan pasurinë për vitin 2023 është shumë më i lartë se në vitin paraprak, kur vetëm 30 zyrtarë nuk e kishin kryer këtë obligim.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj, thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa tregon se këtë vit ky numër shkon në 200.
Për mosdeklarim të pasurisë me kohë deri në 15 ditë parashihet shqiptimi i gjobës, ndërsa më pas ngrihen edhe kallëzime penale individuale. Ndërkaq, sipas APK-së, deri më tani asnjë zyrtar nuk është dënuar me burgim efektiv.