“24.09” në Zveçan shkruhen grafite që lidhen me sulmin në Banjskë
Foto: Laura Hasani

“24.09” në Zveçan shkruhen grafite që lidhen me sulmin në Banjskë

Aktuale April 02, 2024 - 15:54

Grafite të reja janë parë të martën në komunën e Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai tha se në këto grafite është shënuar data “24.09”.

“Një datë është shkru ‘24.09’. Nuk është iniciuar rast”, ka thënë ai.

Kujtojmë se me 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.