Gërvalla takon homologen e Japonisë, në fokus thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar sot me homologen e saj nga Japonia, Yëko Kamikawa.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se temat kyçe ishin thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë, mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale dhe strategjike.
Gërvalla shprehu falënderimet e saj për gjithë mbështetjen e madhe që Japonia ia ka dhënë Kosovës në shumë fusha, si në rindërtim, zhvillim ekonomik, arsim dhe proceset integruese.
Me ministren e Jashtme të Japonisë, Gërvalla foli edhe për zhvillimin e njohurive të teknologjisë informatike dhe digjitalizimit, duke u dakorduar për angazhim të përbashkët në realizimin e projekteve konkrete që për synim kanë tërheqjen e investimeve japoneze, krijimin e mundësive të punësimit të të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.