Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës
Aktuale
April 02, 2024 - 09:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm ka bërë homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës.
Kurti nderoi 86 civilë të vrarë nga ushtria serbe në prill të vitit 1999.
Kryeministri së bashku më deputetët e partisë, por edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vendosën lule te pllaka përkujtimore. /eo