Kurti, sot në Gjakovë e Mitrovicë
Aktuale
April 02, 2024 - 08:16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së martë do të jetë në Gjakovë e Mitrovicë.
Në Gjakovë, ai do të bëjë homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës, nga ora 8:00.
Ndërsa, nga ora 8:40 Kurti bën homazhe te varrezat e familjes Vejsa në Gjakovë.
Pas Gjakovës, Kurti do të udhëtojë në Mitrovicë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, që bëhet në orën 11:00.