Qeveria e Kosovës sot mban mbledhje
Aktuale
April 02, 2024 - 08:14
Qeveria e Kosovës të martën do të mbajë mbledhje, ku në rend dite janë një sërë pikash për shqyrtim e miratim.
Mbledhja do të mbahet në orën 14:30.
Në mesin e tyre është edhe shqyrtimi i ratifikimi të marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ekzekutivi do të shqyrtojë Projektligjin për provimin e maturës shtetërore, kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komunitetit pakicë në katër komunat veriore, e disa pika të tjera.