Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Aktuale April 02, 2024 - 07:52

Gjatë ditës së sotme temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 12° C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20° C.

Fillimisht pritet të ketë depërtim të frontit të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes.

Ato do të jenë kryesisht të përqendruara në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtra.

Po ashtu, pritet edhe largimi i pluhurit saharian, njofton Meteo Kosova.

“Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vonë pasdite mund të ketë shtim të vranësira dhe reshje lokale shiu, tani kryesisht në Rrafshin e Kosovës: zona veriore, verilindore, lindore dhe ajo disi qendrore, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike”, thuhet në njoftim.

“Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h. Ka mundësi të ketë dëme materiale”, thuhet në njoftim.