Ministrja Gërvalla niset për vizitë zyrtare në Japoni
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nesër nis vizitën zyrtare në Japoni.
Atje ministrja Gërvalla, do të zhvillojë takime me Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, znj. Kamikawa, deputetë japonez, delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), delegacionin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), ambasadorë të shteteve të akredituar në Japoni, etj.
Gjatë këtyre takimeve Ministrja Gërvalla do të shpalosë progresin e Republikës së Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe mundësi të investimeve strategjike në Kosovë.
"Vizita e Ministres Gërvalla në Japoni është e një rëndësie të veçantë në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetin japonez, si në rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e ekonomisë, arsimit. dhe digjitalizimit", thuhet në komunikatën e MPJD-së.