Ndryshon agjenda, anëtarësimi i Kosovës në KiE diskutohet më 16 prill

Ndryshon agjenda, anëtarësimi i Kosovës në KiE diskutohet më 16 prill

Aktuale April 01, 2024 - 18:19

Agjenca e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka pësuar një ndryshim.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE, është zhvendosur për t’u diskutuar në një datë tjetër, jo më 18 por më 16 prill, pra dy ditë më herët.

Më 27 mars, Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se vendi ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Evropës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe përfaqësuesja e Serbisë, Suzana Grubjeshiq.

Siç deklaroi ajo për “Euronews Serbia”, ekziston një frikë se nuk do të ketë mjaft deputetë në sallë më 18 prill”.

Image