KQZ-ja përcakton afatin për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja përcakton afatin për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve

Aktuale April 01, 2024 - 15:26

KQZ njofton se partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, si dhe OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara për zgjedhje, mund të dorëzojnë kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e votimit “Për apo Kundër, largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Përmes një komunikate për media, Komisioni Qendror Zgjedhor bën të ditur se afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare dhe medieve, fillon më 1 prill 2024 dhe përfundon më 15 prill 2024.

Tutje, në komunikatë bëhet e ditur se vetëm vëzhguesve të akredituar do t’u lejohet qasja në hapësirat ku organizohet votimi “Për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.

“Formularët për akreditim të vëzhguesve mund t’i merrni në uebfaqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org ose në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike. Për informata shtesë, mund të kontaktoni në tel. 038 200 81 010”, thuhet në komunikatë.