Spiunazhi rus, ja kush ishin të paguarit nga Rusia për sulmin në Banjskë
Foto: Laura Hasani

Spiunazhi rus, ja kush ishin të paguarit nga Rusia për sulmin në Banjskë

Aktuale April 01, 2024 - 14:21

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, tha se në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë kishin gisht edhe shërbimet inteligjente ruse.

“Ne kemi parë elementet e para te sulmi terrorist mbi Institucionet e Republikës së Kosovës më 24 shtator të 2023-tës, pra janë gërshetuar Shërbimi Inteligjent FSB ruse, GRU-s ruse, struktura të caktuara diplomatike ku më pas është krijuar narrativa”, u shpreh ai Klan Kosova.

“Por metodologjia ishte interesante te aspekti i përdorimit të një personazhi me precedent kriminal Millan Radoiçiqi duke ia vendosur elementet e kontraktorëve privat ushtarak PMC, sepse të gjithë ata që ishin pjesë përbërëse përjashto ata që neutralizuan nga ana e Policisë së Kosovës, të tjerët ishin kontraktuar privat ushtarak të cilët ishin të paguar nga pjesa e Rusisë përmes kontove në Afrikë të Wagner-it”, shtoi Shala.

Për të dëgjuar më shumë detaje, shikoni videon më poshtë: