15 vjet në NATO, Ambasada Amerikane: Shqipëria, aleate e besueshme
Aktuale
April 01, 2024 - 14:02
Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, uron Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO.
Ambasada Amerikane shkruan se prej vitit 2009 zhvillimi i Shqipërisë në një partnere dhe aleate të besueshme ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm.
“15 vjet së bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n. Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.