Gërvalla takohet me kryetarët e komunave arbëreshe në Itali, diskuton për bashkëpunimin ekonomik e kulturor
Foto: “X”

Gërvalla takohet me kryetarët e komunave arbëreshe në Itali, diskuton për bashkëpunimin ekonomik e kulturor

Aktuale April 01, 2024 - 11:45

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e ka vazhduar qëndrimin në Itali.

Pas vizitës në Kalabri, ajo ka takuar presidenten e Provincës Cosenza, Rosaria Succuro dhe kryetarët e bashkive arbëreshe.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën “X”.

“U diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve tona dhe mënyrat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Kosovën”, shkroi Gërvalla.