Kurti shkon për iftar në Pejë, viziton kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”
Foto: Facebook

Kurti shkon për iftar në Pejë, viziton kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”

Aktuale April 01, 2024 - 08:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka qëndruar për iftar në Pejë, ku ka vizituar kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”.

Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, në një postim në Facebook.

“Sot ishim në një iftar të veçantë bashkë me kryeministrin e Republikës Albin Kurtin dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Kransiqin, në kuzhinën humanitare ‘Dera e Mëshirës’. Kjo kuzhinë ofron ushqim dhe shujta të ngrohta për mbi 250 persona në javë”, shkroi Kelmendi.

Ai ka shtuar se projekti i kuzhinave humanitare është mbështetur nga Ministria e Financave, duke siguruar 1.2 milion euro në vitin 2023 dhe sivjet rreth 300 mijë euro në forma të kuponëve për familjet në nevojë.

“Dëshira jonë është që ata që janë më në nevojë të ndihmohen gjithmonë dhe ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në këtë qëllim”, shkroi Kelmendi.