Prokuroria Speciale deklarohet pas intervistimit te Martin Berishajt
Foto: Laura Hasani

Prokuroria Speciale deklarohet pas intervistimit te Martin Berishajt

Aktuale March 29, 2024 - 19:04

Prokuroria Speciale është deklaruar pas intervistimit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Specialja ka njoftuar se Berishaj është intervistuar nën dyshimet për veprat penale

 ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”, thuhet në njoftim. /Zëri