Basha: S’duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi ende punë të mira që jemi duke bërë për qytetarët
Foto: Laura Hasani

Basha: S’duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi ende punë të mira që jemi duke bërë për qytetarët

Aktuale March 29, 2024 - 17:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha në lidhje me paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme në vend i ka propozuar opozitës të bashkohet dhe të bëjë mocionin e jo të jetë e ndarë.

Sipas Bashës, nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje, pasi siç thotë ai qeveria është duke bërë punë të mira për qytetarët dhe këtë duhet ta bëjë deri në fund të mandatit.

“Kemi shumë projekte, jemi rehat në kryerjen e punëve të mira që janë duke u bërë për qytetarët, puna e mirë që e bëjmë na bën të jemi rehat dhe komod. Le të bëhen bashkë opozita, se janë ndarë. Unë nuk mendoj që duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi punë të mira që jemi duke bërë deri në fund të mandatit”, ka thënë Basha në Dukagjini.