Kurti: KE-ja konfirmoi sot se Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim
Foto: Laura Hasani

Kurti: KE-ja konfirmoi sot se Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim

Aktuale March 27, 2024 - 22:36

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pasi komisioni për politikë dhe demokraci i Këshillit të Evropës, ka miratuar raportin për anëtarësimin e Kosovës të prezantuar nga raportuesja Dora Bakojanis.

Kurti ka thënë se opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet KE-së, transmeton Zeri.info.

“Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si si shtet anëtar”, ka shkruar Kurti.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në muajin prill.

Kujtojmë se raporti i Bakonaisit sot ka marrë 31 vota për dhe 4 kundër. /Zëri