Deputetja Musliu kthehet në Kosovë pas pesë javësh

Deputetja Musliu kthehet në Kosovë pas pesë javësh

Aktuale March 27, 2024 - 22:12

Pas pesë javësh, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, është kthyer në Kosovë.

Musliu ka njoftuar se pas ndërhyrjes kirurgjike që kishte, i duhet edhe pak kohë për tu kthyer në normalitetin e jetës dhe aktiviteteve në punë.

Ajo ka falenderuar të gjithë ata që janë kujdesur për shëndetin e saj, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Musliut:

Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë!

Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!

Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe!

Zoti ju bekoftëë! FALEMINDERIT ë!