Sizmologu kosovar jep detaje për tërmetin e sotëm në Gjilan: Është zonë aktive

Sizmologu kosovar jep detaje për tërmetin e sotëm në Gjilan: Është zonë aktive

Aktuale March 26, 2024 - 21:18

Një termet me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së martës në pjesën juglindore të Gjilanit.

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, sot në ora 17:45 sipas kohës lokale, zona në territorin e Serbisë, afër kufirit të Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit

Këto të dhëna i ka bërë të ditur Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës, transmeton Zeri.info.

Mustafa ka thënë se epiqendra e këtij tërmeti ishte 13 km në Juglindje të Gjilanit dhe thellësia hipoqendrore ishte 4 km.

“Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka shkruar Mustafa. /Zëri