Fushata ajrore e marsit 1999, Kandiq: Autoritetet serbe fajësojnë NATO-n për të mbuluar krimet e veta
Foto: Laura Hasani

Fushata ajrore e marsit 1999, Kandiq: Autoritetet serbe fajësojnë NATO-n për të mbuluar krimet e veta

Aktuale March 23, 2024 - 19:15

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duke akuzuar NATO-n për agresion, të gjitha autoritetet në Serbi kanë vetëm një qëllim- të mbulojnë krimet në Kosovë.

Kandiqi përmes një postim në platformën sociale ‘X’, ish -Twitter, ka shkruar se Ushtria e Jugosllavisë dhe Policia e Serbisë, për 78 ditë bombardime të NATO-s, kanë vrarë 7 mijë civilë.

 “Duke akuzuar NATO-n për “agresion”, të gjitha autoritetet në Serbi kanë një qëllim – të mbulojnë krimet në Kosovë të kryera nga UJ-ja dhe MPB-ja e RS-së: 7000 civilë u vranë në 78 ditë”, ka shkruar Kandiqi.

Më tej ajo NATO nuk ishte kurrë në terren – “nuk mundi të parandalonte granatimet e fshatrave, plaçkitjen, djegien e shtëpive dhe të moshuarve të mbetur në to, konfiskimin dhe shkatërrimin e dokumenteve, por i mundësoi popullatës së dëbuar të kthehej në vendin e tyre”, ka thënë Kandiqi.