AAK-ja prezanton mocionin për Qeverinë: Tri vjet stagnim për vendin
Foto: Laura Hasani

AAK-ja prezanton mocionin për Qeverinë: Tri vjet stagnim për vendin

Aktuale March 23, 2024 - 13:28

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Tahiri ka thënë se dokumenti i prezantuar, paraqet vetëm një pjesë të efekteve gjatë tri viteve të kësaj qeverie.

“Ky është dokumenti që e prezantuam e që reflekton vetëm një pjesë të defekteve tri vjeçare të kësaj qeverie të dobët dhe stagnuese”, ka thënë Tahiri.