Tahiri: Në trevjetorin e keqqeverisjes, Kurti është dorëzuar dhe po kërkon zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Në trevjetorin e keqqeverisjes, Kurti është dorëzuar dhe po kërkon zgjedhje

Aktuale March 22, 2024 - 10:27

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiti, ka thënë se në trevjetorin e qeverisë “Kurti” Kosova ka pësuar dëme e kthim në pikën më të errët.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar dhe se po kërkon zgjedhje të parakohshme.

“Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar në trevjetorin e kësaj keqqeverisjeje, e cila realisht ka arritur t’i bëjë vetëm dëme Kosovës dhe ta kthejë në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë”, ka thënë Tahiri.

“Mirëpo unë jam i kënaqur që dje kryeministri Albin Kurti e tha edhe vetë dhe e ka kuptuar edhe vetë se ai duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kur në fillim të këtij mandati, kryetari Haradinaj thoshte se ky është një mashtrues, njerëzit shikonin me habi të madhe. Ajo çka karakterizohet këta tre vjet është me të vërtetë një qeverisje që nuk i qëndron asnjë vendimi mbrapa dhe siç e patë edhe vetë, kryeministri u dorëzua në mandatin e tij të tretë dhe duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh ai. /eo