Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme
Foto: Laura Hasani

Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

Aktuale March 15, 2024 - 07:41

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thirrur seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, seanca do të nisë në orën 11:00.

Në fillim të seancës do të deklarohet Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pastaj Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

Po ashtu fjalime do të mbajnë edhe Albana Gashi nga LVV-ja, Flora Brovina nga PDK-ja, Besa Gaxherri nga LDK-ja, Teuta Haxhiu nga AAK-ja dhe Müfera Srbica-ëinik nga Grupi Multietnik.