Osmani për largimin e kryetarëve në veri: Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjorë
Foto: Laura Hasani

Osmani për largimin e kryetarëve në veri: Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjorë

Aktuale March 13, 2024 - 12:04

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën me Gabriel Escobarin ka folur edhe për zgjedhjet në veri.

Ajo tha se procesi i largimit të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ.

Osmani shtoi se pret që procesi i largimit të kryetarëve të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjorë dhe sipas afateve të parapara.

“Siç e dini, në kuadër të punës sonë të përbashkët, edhe procesi i largimit të kryetarëve të katër komunave nga veriu i Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe me udhëzim administrativ, në mënyrë që qytetarët e komunave të veriut të mundë ta realizojnë të drejtën e tyre të garantuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale. Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjorë dhe sipas afateve të parapara”, tha Osmani.