SBASHK-u i drejtohet me letër Avokatit të Popullit
Foto: Laura Hasani

SBASHK-u i drejtohet me letër Avokatit të Popullit

Aktuale March 13, 2024 - 12:04

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) i është drejtuar me një letër Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, për të shprehur shqetësimin e të gjithë punëtorëve në sektorin publik dhe privat.

Duke shtuar se Qeveria nuk po i merr parasysh kërkesat e tyre dhe se ua ka mbyllur të gjitha dyert.

“Të kërkoj falje që të kemi lodhur dje Avokat i nderuar i Popullit, sepse takimi vërtet zgjati shumë, por e di se Ju më keni kuptuar mua, që jam kryetar i SBASHK-ut, por edhe kolegët e mi nga sindikatat e tjera, që folëm aq gjatë duke treguar për shumë e shumë shqetësime e probleme me të cilat po përballet Anëtarësia që përfaqësojmë. Nuk kishim të ndalur në prezantimet tona dhe kështu vepruam, sepse Avokat i nderuar Ju përfaqësoni një institucion shumë të respektuar e që gëzon besimin e qytetarëve dhe nga ana tjetër Kurti dhe qeveria e tij i kanë mbyllur dyert ka kohë dhe u ikin takimeve me sindikatat, të cilat edhe u munduan t’i shuajnë, por nuk ia dolën”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë:

Avokat i nderuar i Popullit, të kërkoj falje që të kemi lodhur dje Avokati i popullit Qelaj dhe stafi i tij pikërisht në ditën e dytë të Muajit të shenjtë të Ramazanit kanë bërë një vepër të madhe njerëzore duke i bërë bashkë përfaqësuesit e sindikatave e duke ua dhënë mundësinë që të shprehin shqetësimet e gjithë të punësuarve në sektorin publik dhe në atë privat.

Të kërkoj falje që të kemi lodhur dje Avokat i nderuar i popullit sepse takimi vërtetë zgjati shumë, por e di se Ju më keni kuptuar mua , që jam kryetar i SBASHK-ut, por edhe kolegët e mi nga sindikatat tjera, që folëm aq gjatë duke treguar për shumë e shumë shqetësime e probleme me të cilat po përballët anëtarësia që përfaqësojmë . Nuk kishim të ndalur në
prezantimet tona dhe kështu vepruam sepse Avokat i nderuar Ju përfaqësoni një institucion
shumë të respektuar e që gëzon besimin e qytetarëve dhe nga ana tjetër Kurti dhe qeveria e tij i kanë mbyllur dyert ka kohë dhe i ikin takimeve me sindikatat , të cilat edhe u munduan t’i shuajnë, por nuk ia dolën.

I nderuar Avokat i popullit gjithë ankesat dhe shqetësimet që i thamë janë të anëtarësisë dhe ato janë shumë dhe sa vijnë e shtohen duke mos pasur zgjidhje të duhura për to nga ana e Qeverisë. Edhe më keq se kjo duke vazhduar luftën kundër sindikatave e duke bllokuar dialogun dhe punën edhe të Këshillit Ekonomik Social Qeveria po vendos kokë me vete duke punuar Ligje të gabuara e duke bërë ndryshime e plotësime të ligjeve në dëm të punëtorëve në të gjitha sektorët dhe ndaj të pensionuarve . Me këto veprime Qeveria po vazhdon ta lëndojë demokracinë.

Avokat i nderuar i popullit edhe një edhe një herë të kërkoj falje që të kemi lodhur dje dhe të përgëzoj për iniciativën shumë të qëlluar që na e bëre publike dje se do të bësh të pamundurën që të organizosh një takim me përfaqësues të sindikatave dhe të Qeverisë. Të lumtë për këtë ide, por kam frikën se nuk do ta realizosh dot, sepse ne do të vijmë prapë të ju, por ministrat e qeverisë Kurti nuk besoj se do të jenë aty e në atë takim që planifikoni ta organizoni.

Prishtinë, 13 mars 2024
Rrahman Jasharaj
SBASHK