Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO

Aktuale March 13, 2024 - 11:30

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë “Kurti”, duke thënë se sjellja e saj në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që ajo është shumë e dobët për një ambicie të vërtetë politike dhe shumë e fort për një krenari boshe naive.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shkruar se sot, pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore.

“Sjellja e Qeverisë së Kosovës në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që ajo është shumë e dobët për një ambicie të vërtetë politike dhe shumë e fort për një krenari boshe naive, ku sot pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore”, shkroi Hoxhaj.