Haradinaj e konfirmon takimin me Escobarin në orën 19:00: Mirëpresim angazhimin e SHBA-së për finalizimin e dialogut
Foto: Laura Hasani

Haradinaj e konfirmon takimin me Escobarin në orën 19:00: Mirëpresim angazhimin e SHBA-së për finalizimin e dialogut

Aktuale March 13, 2024 - 11:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të zhvillojë takim me partitë opozitare.

Takimi do të mbahet në Ambasadën Amerikane, në orën 19:00.

Lideri i Aleancës ka theksuar se angazhimi i SHBA-së është kyç për finalizimin e procesit të dialogut.

“E mirëpresim angazhimin e SHBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj”, ka thënë Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK-së.

“Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim sot në orën 19:00”, shtoi ai. /eo