![Rrëfimi i motrës së komandantit legjendar Adem Jashari, kujton fjalët e fundit që ia tha Hamza [video]](/uploads/zeri.info/images/2024/March/07/auto_hava-jashari1709843029.jpg)
Rrëfimi i motrës së komandantit legjendar Adem Jashari, kujton fjalët e fundit që ia tha Hamza [video]
Brenda dhomës ku kalon pjesën më të madhe të kohës, Hava Gashi ka të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë.
Për më shumë se dy dekada, Hava, e bija e Shabanit dhe motra e komandantit Adem Jashari, i kujton çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm.
Përshëndetja e fundit me Hamzën sikur i la shije të ithët.
Fisnikëria nuk e lë të nxjerr lot kur tregon se ashtu siç e ndjeu, edhe ndodhi. Me vëllanë nuk u pa më kurrë.
“Edhe ja dhashë një parë çorapa. Valla motra jem m’tha ami le t’um qëllojnë, m’tha se me dal n’mal, m’tha i mathi. Edhe s’ma rroki qaq fort, po dikur vonë po. E thashë, pse m’tha ashtu. Vëllain kur u bo një javë ditë. Po njeri po u forcojke edhe...”, rrëfen Hava për RTK-në.
78-vjeçarja me krenari kujton se familjarët e saj gjithmonë ishin atdhetar.
“Nejse ja fillun qesaj pune, të lumët ata janë metë histori për sa të është toka me njerëz, trima janë kanë boll, trima janë shku e trima kanë lënë”, shprehet Hava.
Ndonëse e ndien mungesën e 20 anëtarëve të ngushtë që ranë heroikisht në Epopenë e 5,6 e 7 marsit, ajo është e lumtur që familja u përtëri përsëri me më se 26 anëtarë.