Konjufca: Jasharët zbatuan parimin ideal të jetës, “Liri a vdekje”
Foto: Laura Hasani

Konjufca: Jasharët zbatuan parimin ideal të jetës, “Liri a vdekje”

Aktuale March 05, 2024 - 11:09

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica madhështore e Jasharëve ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë.

“Ademi, Hamza, me Bacën Shaban, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata zbatuan parimin ideal të jetës: ‘Liri a vdekje’”, është shprehur Konjufca në seancën plenare për nder të 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, njofton KlanKosova.tv.

“Liria është si ajri, por ajo nuk rri pezull, ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët shtrihen thellë në tokën e të parëve”.

Ai ka cituar një shprehje të heroit Hamëz Jashari, që kishte thënë se “Do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë; Guri i rëndë peshon në vend të vet”.

Më tej Konjufca ka theksuar se për sa të ekzistojë kombi shqiptar, në Prekaz do të shkojnë shqiptarët që të frymëzohen, aty ku është ngjizur liria.