Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza sjellin emocione në Kuvend me “Sërish vjen marsi” dhe “Mora fjalë”
Aktuale
March 05, 2024 - 10:43
Këngëtarët, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza, patën sot një paraqitje në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca solemne me rastin e 26-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Këngëtarët sollën emocione kur para presidentes, kryeministrit, deputetëve dhe të ftuarve nga familja Jashari dhe të tjerëve kënduan këngët e tyre ikonike si “Sërish vjen marsi” dhe “Mora fjalë”, transmeton Zeri.info.
Paraqitjet e këngëtarëve u përcollën me duartrokitje nga të pranishmit në këtë seancë solemne. /Zëri