Bashkë me Ilir Shaqirin, sot në Kuvend këndon edhe Shkurte Fejza

Bashkë me Ilir Shaqirin, sot në Kuvend këndon edhe Shkurte Fejza

Aktuale March 05, 2024 - 10:03

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Në këtë seancë, e cila nis në orën 10:00, do të këndojnë Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza, të cilët njihen për këngët e tyre patriotike si “Sërish vjen marsi” dhe “Kosovë, nëna ime”, transmeton Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Sërish vjen marsi me i thur kangë bash legjendarit, e t’i themi se gjaku i tij është vet liria që ka ardh”, shkroi Kërçeli në Facebook, ku publikoi fotografi me dy këngëtarët. /Zëri

Image