Kurti i bashkohet thirrjes së ndërkombëtarëve për armëpushim në Gazë

Kurti i bashkohet thirrjes së ndërkombëtarëve për armëpushim në Gazë

Aktuale March 05, 2024 - 09:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është bashkuar thirrjes së nënpresidentes së SHBA-së, Kamala Harris dhe liderëve të tjerë botërorë për një armëpushim në Gazë.

Kurti në thirrjen e tij për armëpushim ia ka bashkuar apelin për lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare në Gazë, transmeton Zeri.info.

“Unë u bashkohem zëvendëspresidentes të SHBA-së Kamala Harris dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar”, shkroi Kurti në Twitter. /Zëri