
Moti sot, vranët dhe me shi
Aktuale
March 05, 2024 - 08:14
Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet do të mbesin të izoluara.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, kohë pas kohe me shpejtësi prej 15-42 km/h.