Baza në Kuçovë, SHBA: NATO-ja është mburojë e stabilitetit në Ballkan

Baza në Kuçovë, SHBA: NATO-ja është mburojë e stabilitetit në Ballkan

Aktuale March 04, 2024 - 21:40

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, sot në Kuçovë.

Ambasada amerikane, nëpërmes një postimi në Facebook, thotë se inaugurimi i bazës së NATO-s ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes.

“Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky gur kilometrik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes. I Ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes sot në Kuçovë”, thuhet në reagimin e ambasadës se SHBA-së në Facebook.

Bëhet e ditur se Wisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë.