
Konjufca: Shtetet jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën, po krijojnë aleanca
Aktuale
March 04, 2024 - 09:51
Shtetet jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën, po krijojnë aleanca mes tyre, prandaj është e nevojshme që edhe shtetet demokratike të forcojnë raportet me njëra-tjetrën.
Kështu ka thënë Glauk Konjufca gjatë fjalimit të tij në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euroatlantik”.
Ai ka kërkuar të mos neglizhohen konferencat që i mundësojnë takimet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.
“Ballkani ka nevojë për konferenca ku zhvillohen takime mes parlamenteve dhe përfaqësuesve të tyre përgjatë konferencave”, ka thënë Konjufca.
