Përurimi i bazës ushtarake në Kuçovë, Osmani: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

Përurimi i bazës ushtarake në Kuçovë, Osmani: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

Aktuale March 04, 2024 - 09:43

Në Kuçovë sot do të përurohet baza ushtarake e NATO-s.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se hapja e kësaj baze kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon.

“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë – Shqipëri shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, tha Osmani në platformën “X”.

Më tej, Osmani ka theksuar se ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet.

Ndryshe, në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.