Sot mot pranveror, temperaturat deri në 16 gradë
Foto: Zëri / Ilustrim

Sot mot pranveror, temperaturat deri në 16 gradë

Aktuale March 04, 2024 - 07:58

Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ku gjatë pasdites mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete, ndërsa vonë në mbrëmje pritet intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, sidomos gjatë orëve të natës.

Sipas “Meteo Kosova”, temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë Celsius.

“Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 18-44 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3° C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16° C”, thuhet tutje në njoftim.