Limaj publikon një fotografi me vajzën e tij që është e veshur me uniformën e UÇK-së

Limaj publikon një fotografi me vajzën e tij që është e veshur me uniformën e UÇK-së

Aktuale March 03, 2024 - 11:26

Me datë 5, 6, 7 mars shënohet 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nderim të familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë për liri.

Në prag të kësaj ngjarjeje, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka ndarë një fotografi me vajzën e tij, Sinën e cila ka të veshur uniformën e UÇK-së, raporton Zeri.info.

Ai ka thënë se duhet të nderojmë të kaluarën dhe të sigurojmë të ardhmën për brezat e rinj.

“Në këtë të dielë, vajza ime e vogël Sina zgjodhi të veshë uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke përcjellë në breza krenarinë për trashëgiminë tonë të lavdishme, ne nderojmë të kaluarën dhe sigurojmë të ardhmën.

Paçit vikend të qetë dhe të këndshëm ju dhe familjet e juaja!”, shkroi ai krahas fotografisë. /Zëri