Prezentohet logoja zyrtare për Epopenë e UÇK-së

Prezentohet logoja zyrtare për Epopenë e UÇK-së

Aktuale March 03, 2024 - 11:17

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është një ndër ngjarjet që sjell në kujtim sakrificën dhe vuajtjet e popullit të Kosovës për liri.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari.

Në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Qeveria e Kosovës ka paraqitur logon zyrtare.

Kujtojmë se në vitet 1998/99 shumë njerëz përjetuan tmerrin nga forcat paramilitare serbe, gjersa edhe sot ka shumë të zhdukur për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. /Zëri