Konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova” në Bullgari, MPJD: Supozohet se Krasniqi kërkohet nga INTERPOL-i

Konfirmohet arrestimi i kryeshefit të KRU “Gjakova” në Bullgari, MPJD: Supozohet se Krasniqi kërkohet nga INTERPOL-i

Aktuale March 01, 2024 - 17:39

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar arrestimin në Bullgari të kryeshefit ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili supozohet se kërkohet nga INTERPOL-i.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se “në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës H.K. (Hasan Krasniqi) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo”.

“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga INTERPOL-i”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Ndryshe, mediat sot kanë raportuar se Krasniqi është arrestuar nga autoritetet bullgare, derisa me familjen e tij po udhëtonte për pushime.Zyrtarë të KRU “Gjakova”, i kanë thënë se Krasniqi është në pushim vjetor.“Kryeshefi është në pushim vjetor”, thanë shkurt nga “KRU Gjakova”.

Hasan Krasniqi ka qenë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës.