“Handikos”-i shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës
Aktuale
March 01, 2024 - 08:49
“Handikos”-i sot do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, me ç’rast organizohet aktiviteti i një shëtitje 30-minutëshe me karrocë në njërën nga rrugët e kryeqytetit.
Pjesëmarrës do të jetë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, të cilin do ta shoqërojë drejtori i “Handikos”-it, Afrim Maliqi, ndërkaq aktiviteti nis prej orës 13:30, nga objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës
Dita e Përdoruesve të Karrocës për herë të parë u shënua më 2019 në Kosovë, me qëllim të arritjes së ndikimit pozitiv të karrocës në jetën e një personi, rikujtimit të numrit të përdoruesve të karrocës në vend dhe në botë, si dhe vetëdijesimit të shoqërisë për ta bërë botën një vend të qasshëm për të gjithë.