Rritja e LDK-së po i bashkon kundërshtarët politik kundër nesh, thotë Abdixhiku

Rritja e LDK-së po i bashkon kundërshtarët politik kundër nesh, thotë Abdixhiku

Aktuale February 29, 2024 - 20:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ndarë disa fotografi nga tubimi me degët e partisë së tij në kryeqytet.

Abdixhiku ka thënë se koha e LDK-së po vjen, raporton Zeri.info.

Ai ka thënë se rritja e LDK-së e punët e mbara po i bëjnë kundërshtarët bashkë.

“Një strukturë e Kryeqytetit jo vetëm vitale, por me profesionistë të zot, përfaqësues të pastër e aktivistë me plot vullnet për t’i dhënë vendit gjithë potencialin e vet.

Tani, nga këtu, dalim në terren. Aty do të flasim me qytetarët tanë. Ata, të harruarit e lënët pas nga popullizmi e çmenduria politike që ka kapluar vendin tonë tash e sa kohë. Ata kanë nevojë për zërin tonë; dhe ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre.

Në Prishtinë ne veçse kemi rigjetur njëri tjetrin. Do të jemi bashkë! Me gjithë strukturat tona, do të jemi në çdo lagje, në çdo hyrje, në çdo shtëpi, brenda në qytet e në çdo fshat!

Lidhja është e fortë!”, thuhet në reagim. /Zëri