Haradinaj: Mbështetja për AAK-në po masivizohet

Haradinaj: Mbështetja për AAK-në po masivizohet

Aktuale February 28, 2024 - 19:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Shtime e Reçak, ku tha se mbështetja për grupin opozitar rreth saj po masivizohet.

Haradinaj  përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se dita-ditës, qytetarët po e shohin AAK-në si alternativë për një Kosovë stabtile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.

Postimi i plotë:

Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.

Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë.

Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situaten e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rreshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO.