Rafuna pret në takim delegacionin e Federatës së Odave Ekonomike të Arabisë Saudite dhe përfaqësues të bizneseve
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim delegacionin nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i përbërë nga Federata e Odave Ekonomike të Arabisë Saudite dhe përfaqësues të bizneseve.
Në kuadër të këtij takimi u diskutua për bashkëpunim mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, teksa Rafuna tregoi se ku ka nevojë shteti lër më shumë investime.
“Është mundësi unike për bashkëpunim. Kosova ka biznese që të tjeret dëshirojnë te bashkëpunojnë jemi një vend me taksat më të uleta në rajon. Me tregun evropian nuk kemi asnjë tatim vecse tatimit me vlerë të shtuar. Me vendet e rajoni nuk kemi tatime, me Turqinë vitin e ardhshëm e sjellim në zero shkak i marrëveshjes që kemi”, tha Rafuna.
Tutje shtoi se: “Kemi infrastrukturë të re, jemi vend tranzit që na lidh me Ballkanin dhe Evropën, me portin e Durrësit dhe Selanikut.
“Jemi vend i ri kemi nevojë për investime, jam shumë i lumtur që nëser do kemi mbi 300 biznese që do takojnë bizenset e juaja, dhe oda ekonomike do jetë në dispozicion edhe në të ardhmen”.
Ndërsa Hasan Al Houze presidenti i odës ekonomike në Arabi tha se do jenë shtyes të fortë për investime në Kosovë.
“Ne sot jemi në shtëpinë e afaristëve dhe kolegëve, larg nga ana zyrtare e Qeverisë, do jetë nje shtyrje e fuqishme kjo vizitë e jona me i forcu raportet tona. Afaristët në botë e kanë një gjuhë të përbashkët, ne kemi ardh në Kosovë me i pa mundësitë këtu, shpresoj që prej këtyre takimeve të këtë edhe fryte me të gjithë afaristët tek ne dhe tek ju”, tha presidenti i Odës Ekonomike Arabe.
Ai gjithashtu tha se sot ekonomia është shtyes shumë e madhe në ditët e sotme.
“Politika është shtyesi i ekonomisë mdërsa tash po themi se ekonomia është shtyes i politikës, sot llogaritet biznesi një shtyes i madh i ekonomisë dhe të gjitha shteteve në përgjithësi. Prej këtu ua bëjmë ftesën zyrtare që ekipi jonë të bëjë një vizitë në Arabine Saudite dhe t’i shihni zhvillimet atje.
Me këtë vizionin e ri të Arabisë Saudite ka bërë qe të jetë një epiqendër e investimeve në mbarë botën, tha ai.