Qeveria mban mbledhje elektronike, ndan 120 mijë euro për sensibilizim të Regjistrimit të Popullsisë
Foto: Laura Hasani

Qeveria mban mbledhje elektronike, ndan 120 mijë euro për sensibilizim të Regjistrimit të Popullsisë

Aktuale February 27, 2024 - 22:02

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar tri rregullore dhe kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.

Në njoftimin por media të qeverisë thuhet se në këtë mbledhje është miratuar rregullorja për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar si dhe rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë.

Po ashtu, qeveria ka miratuar rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil si dhe rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.