
Zëvendësministri Ahmeti takon përfaqësuesin special të qeverisë gjermane
Aktuale
February 27, 2024 - 20:34
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Përfaqësuesin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin
“Zëvendësministri Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi z.Sarrazin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës. Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal.
Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.