![Haradinaj me bashkëpunëtorë viziton familjen e të riut që humbi jetën në Prishtinë](/uploads/zeri.info/images/2024/February/27/auto_428659273_956226982535317_4700617544896822303_n-780x4391709058033.jpg)
Haradinaj me bashkëpunëtorë viziton familjen e të riut që humbi jetën në Prishtinë
Aktuale
February 27, 2024 - 19:19
Sot, deçanasit po përjetojnë një ditë të trishtë për vdekjen tragjike të të riut Shkumbin Hebibajt.
Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë sot qëndroi në shtëpinë e Hebibajve për të shprehur ngushëllime dhe solidaritet në këtë moment të vështirë.
I pari i AAK-së poashtu qëndroi te një tjetër familje, familja Luma, që po përballen me dhimbjen e humbjes së familjares së tyre të Shkendijës.
Gjithashtu, sot u zhvillua edhe ceremonia e lamtumires për Gani Komonin, një figurë e respektuar në komunitet për kontributin e tij dhe vlerat njerëzore të larta,ku Haradinaj poashtu ishte i pranishëm.